16 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, nga 152 teste të kryera, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 259. Mosha mesatare e të prekurve në vendin tonë është 50-vjeç e ndërsa e viktimave 60-vjeç, një panorame e ndryshme krahasuar me vendet e tjera në botë, ku vetëm në Itali mosha mesatare është 79-vjeç. Dy pacientë të rinj janë shtruar në spitalin Infektiv në QSUT përgjatë këtyre 24 orëve. Në total janë 79 pacientë të shtruar nga 120 shtretër të vënë në dispozicion, e ndërsa ajo që ia vlen të theksohet është se nuk ka qytete të reja të prekura, por harta vijon të Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

Nga 16 rastet e reja, 11 regjistruar në Tiranë, qyteti më i prekur nga Koronavirusit, ku dhe u konfirmuar dhe pacienti 'zero', 3 në qytetin e Durrësit, 1 në qytetin e Korçës dhe 1 tjetër në Kavajë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë                 140 raste
- Durrës                  29 raste
- Lushnje                4 raste
- Elbasan                 5 raste
- Fier                       23 raste
- Kavajë                  5 raste
- Rrogozhinë        2 raste
- Korçë                    16 raste
- Vlorë                   5 raste
- Shkodër                8 raste
- Lezhë                   5 raste
- Berat                    1 rast
- Has                      2 raste
- Krujë                    5 raste
-Tropojë                4 raste
- Pukë                       3 raste
- Mirditë             2 raste

Burimi: Shqiptarja.Com