Foto ilustruese

Dy fëmijë të posalindur në Raipur të Indisë u quajtën Corona dhe Covid. Sipas medias lokale NDTV, binjakët, një djalë dhe një vajzë, lindën në fund të marsit, kur India u izolua për shkak të pandemisë. Prindërit e tyre Preeti dhe Vinay Verma, nga Chhattisgarh, u shprehën se emrat e binjakëve do t’u kujtojnë vështirësitë që kaluan gjatë lindjes së tyre, ndërkohë që vendi luftonte me një pandemi vdekjeprurëse.

“Me të vërtetë virusi është vdekjeprurës, por i bëri njërëzit të fokusohen te higjena dhe zakone të tjera të mira. Kur stafi i spitalit filloi t’i thërriste fëmijët Corona dhe Covid, ne vendosëm t’i quanim kështu, nga pandemia”, -tha e ëma e binjakëve.

Binjakët Corona dhe Covid me nënën dhe motrën e madhe

Fëmijët erdhën në jetë me lindje cezariane dhe e patën vështirësi gjatë lindjes, por tani janë mirë dhe kanë dalë nga spitali.

Sapo u përhap lajmi se binjakët u quajtën Corona dhe Covid, u kthyen në qendrën e vëmendjes në spital. Ndërsa prindërit nuk e mohuan mundësinë e ndërrimit të emrave më pas.

Burimi: Daily Mail