Ideja e depilimit nuk është e re, që kur gratë në Egjiptin e lashtë hiqnin qimet e trupit. Por kohët kanë ndryshuar dhe shumë gran ë ditët e sotme, kanë vendosur të heqin dorë nga depilimi dhe të ruajnë pamjen e tyre natyrore.

Por cilat janë arsyet pse gratë nuk shqetësohen më sot për t’u depiluar?

1. Gratë e shohin atë si një mënyrë për të pranuar trupin dhe si një akt që tregon dashurinë për veten.

Standardet e bukurisë dhe shoqëria mund t'i bëjnë gratë të vetëdijshme për mënyrën e paraqitjes dhe qimet e trupit janë pjesë e saj. Por disa gra kanë vendosur të vënë interesat personale në plan të parë dhe të zgjedhin atë që është më e mira për trupin, pavarësisht se çfarë të tjerët presin prej tyre.

Hoqa dorë nga depilimi të paktën një vit më parë. Unë thjesht ndalova së shqetësuari për atë që njerëzit thonin rreth qimeve të trupit tim dhe jam më e lumtur me trupin tim. Plus, kam shumë qime që më rriten nën lëkurë dhe kam lëkurë shumë të ndjeshme, kështu që kjo më bën të ndihem fizikisht më rehat.” @ Queerandcurious / reddit

Fillova të depiloja këmbët kur isha 14 vjeç. Jetoj në Zelandën e Re dhe këtu është shumë ngrohtë. Ngas një biçikletë çdo ditë dhe të veshësh xhinse ndërsa nget një mjet të tillë është mirë në dimër, porn ë verë është e tmerrshme. Kështu që vendosa që të vesh pantallona të shkurtra tani e tutje. Njerëzit janë gjitarë. Gjitarët kanë qime. Një trup i depiluar nuk duket aq bukur sa t’ia vlejë gjithë ai mund.” @ unknoën / reddit

2. Gratë duan të sjellin ndryshim

Të menaxhosh qimet e trupit mund të jetë mjaft stresuese, pasi gratë duhet të gjejnë kohë për t’u depiluar sipas mënyrës së duhur, për të shmangur irritimet e lëkurës. Ato duhet të shqetësohen për ta mbajtur lëkurën të butë, pasi qimet mund të rriten shumë shpejt.

Unë ndalova së depiluari trupin për t’i dhënë vetes më shumë kohë për gjëra productive aktuale, siç është fokusimi në karrierën time. Depilimi në një muaj më merrte 8 orë kohë." @ Poopoopeepeeëorm / reddit

3. Ndonjëherë bëhet fjalë për shëndetin

Disa njerëz mendojnë se depilimi ul erën e trupit, pork jo nuk është plotësisht e vërtetë. Heqja e qimeve në sqetull ndihmon deodorantin të zhytet nën lëkurë, ndërsa flokët krijojnë një pengesë që e parandalojnë këtë. Por kjo pengesë parandalon që lëkura të dëmtohet nga fërkimi. Dhe teksa trupi i secilit është i ndryshëm, për disa gra, mos depilimi sjell më shumë avantazhe:

Unë fillova të depiloja sqetullat në shkollë të mesme. Ishte mirë në dimër, por e urreja ndjesinë e djersitjes gjatë verës. KKy është dimri i dytë që nu depilohem dhe mendoj se mban shumë më pak aromë se sa kur nuk ke qime.” @ NoseFlock / reddit

4. Disa gra kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Disa gra luftojnë kundër këtyre standardeve të imponuara të bukurisë dhe po përpiqen të tregojnë se të gjithë jemi të lirë për të mos e fshehur bukurinë tonë natyrale.

Ndalova së depiluari, sepse qimet e trupit janë natyrale. Vendosa ta ndaloja, sepse po e bëja vetëm për të kënaqur të tjerët. Historia e depilimit është shumë e gabar.” @ radicalchanges / reddit

Këtë fillova ta praktikoja vitin e kaluar dhe ndihesha e lirë, e guximshme dhe pak në siklet kur isha në publik. Ironikisht, ndihem shumë më shumë femër dhe me vetëbesim tani. Unë ende mund të vesh një fustan të kuq dhe të vendos një buzëkuq dhe të ndihem seksi. Qimet e sqetullës nuk e ndryshojnë këtë. Ndjej sikur ato i shtojnë një contrast të bukur stilit tim shumë femërorë.” @ unnuka / reddit

5. Gratë janë të lodhura me irritimin e lëkurës.

Shpesh herë, depilimi shkakton djegie, kruajtje dhe skuqje. Sidomos nëse përdoret brisk, këto shenja janë më të theksuara. Depilimi i shpeshtë, i bën gratë të ballafaqohen me këto probleme që shfaqen rregullisht.

Ndalova së depiluari trupin për shkak të irritimit më shumë. Shumica e trupit tim nuk mund të depilohet më shpesh se sa 1 herë në javë. I depiloj këmbët një herë në javë vetëm në verë dhe shkurtoj çdo qime në pjesë të tjera të trupit. Impakti më i madh për mua është se nuk kam dhimbje në 80% të trupit tim. “@ betsybraddock / reddit

Kam pasur gjithmonë përvoja të këqija me depilimin. Kam pasur skuqje të tmerrshme, ndjeshmëri të lartë, qime nën lëkurë dhe djegie. Shumica e njerëzve e dinë këtë, prandaj shumica nuk e komentoi vendimin tim për të mos u depiluar më. Por ende, ndonjëherë, më duket sikur dikush i ngul sytë tek unë kur vesh pantallona të shkurtra.” @ MJWatWat / reddit

6. Disa gra nuk e kanë problem të kenë qime në trup.

Disa gra nuk e kuptojnë pse duhet të harxhojnë energji dhe kohë për të hequr qimet vetëm për të kënaqur të tjerët.

Kurrë nuk e kam kuptuar ku qëndron problemi. Ndihesha totalisht rehat kur nuk depilohesha. Pse duhet ta irritoj lëkurën kur qimet rriten pas disa ditësh përsëri? Pse duhet t’i rehatoj njerëzit që nuk më dinë as emrin? Jamë shumë rehat duke mos bërë diçka që më shqetëson, vetëm sepse pritet që ta bëj.” @Gluebluehue / reddit