Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ishte totalisht e papritur. Pas 10 vitesh lidhje ata u kurorëzuan me martesë, por duket se martesa i bëri të kuptonin që nuk ishin për njëri-tjetrin. Pak kohë pas dasmës ata i dhanë fund lidhjes përfundimisht. Tani Liam duket se është i lumtur me modelen Gabriella Brooks, ndërsa Miley as nuk do t’ia dijë çfarë mendon bota për lidhjen e saj me Cody Simpson.

Miley dhe Liam nuk preferojnë të flasin më fare publikisht për njëri-tjerin, por vëllait të Liam-it, aktorit Chris Hemsworth, nuk i del inati me ish-kunatën. Në një intervistë për median australiane News.co.au, Chris foli për Liam-in dhe tha se është krenar për kopertinën e tij në Men's Health.

“E patë kopertinën e tij për Men’s Health? Jo keq, djalosh!” –tha ai. Rikujtojmë që gjatë intervistës Liam foli si arriti ta merrte veten emocionalisht pas ndarjes nga Miley.

“Ai është duke u strëvitur dhe duke qëndruar në formë. Është rikthyer në Australi për të vazhduar sërish jetën e tij. Ka të bëjë me jetesën australiane. E larguam nga Mailbuja”, -është shprehur Chris.

Duket qartë që kjo ishte një kunjë për ish-kunatën e tij, Miley-n, me të cilën Liam jetonte në Malibu. Po ashtu, “Malibu” quhet kënga në të cilën Miley flet për dashurinë e saj me Liam-in.

Epo, kjo ishte e qartë! Besojmë se edhe Miley e ka marrë mesazhin.