Ndërkohë që në shumicën e vendeve masat e marra për shkak të pandemisë kanë filluar të lirohen, po shqyrtohen edhe mundësitë e plazhit. Megjithatë, plazhi është ende i ndaluar, deri në një moment që do të ketë një plan konkret si do të zhvillohet dhe gjithashtu në varësi të kurbës së infeksioneve. Por vetëm një vend në rajon ka një datë të saktë për çeljen e sezonit veror.

Bëhet fjalë për Malin  e Zi, i cili ka vendosur datën 18 maj për nisjen e plazhit. Gjithsesi plazhi do të lejohet nën masa të rrepta higjiene dhe distancimi social. Nuk dihet ende si do të bëhet ndarja e çadrave apo kontrolli i pushuesve në det.

Ndërsa një grup italian ka propozuar opsionin e ndarjes së çadrave me kuti transparente pecikllazi, që do të përcaktojnë hapësirat dhe ndarjet nga njëra çadër te tjetra, për të shmangur ndërveprimet mes pushuesve (lexoni më shumë). Por ende nuk është vendosur asgjë.

Ndërsa për sa i përket Shqipërisë, ministri Blendi Klosi tha se plazh do të ketë, por në kushte të rrepta sigurie. Megjithatë ende nuk ka një datë konkrete.