Dita e sotme ka shënuar numrin më të ulët të rasteve të reja me COVID-19, që nga konfirmimi i rastit të parë me koronavirus në Shqipëri. Vetëm 1 rast i ri është konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e të prekurve në total në 949. Rasti i ri është në Tiranë, që vazhdon të mbetet një zonë e kuqe.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në spital janë të shtruar 15 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive. Aktualisht në Shqipëri janë 176 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.