Nëse ne duam ta mposhtim koronavirusin përgjithmonë, duhet të sigurohemi që kur të gjendet një vaksinë, ajo të jetë pa patentë dhe të vihet në dispozicion të të gjithëve, duke filluar nga vendet më të varfëra, dhe të mos bëhet një mjet fitimi multinacional.

Apeli

Në funksion të Asamblesë Botërore të Shëndetit, organi vendimmarrës i OBSH-së, që u mbajt në 18 Maj, me ministrat e shëndetësisë të 194 shteteve anëtare, 140 personalitete botërore, përfshirë krerët aktualë dhe të kaluar të shteteve, të gjithë një zëri kanë pasur një apel: qeveritë dhe ndërmarrjet farmaceutike duhet të sigurojnë vaksinat, testet diagnostikuese dhe terapitë falas dhe në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e botës. Ankesa erdhi menjëherë pasi ministrja franceze Sanofi, ishte shprehur se Shtetet e Bashkuara do të ishin të parat që do e siguronin dhe do e kishin në dispozicion këtë vaksinë. Firmëtarët e kësaj nisme janë presidenti i Afrikës së Jugut dhe Bashkimit Afrikan, Cyril Ramaphosa, ai i Senegalit, Macky Sall, Nana Addo Dankwa Akufo-Addo dhe kryeministri pakistanez, Imran Khan, si dhe disa ish-kryeministra si britaniku Gordon Brown, braziliani Fernando Henrique Cardoso, ish-Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso, si dhe fituesi i Nobelit për Ekonomi, Joseph Stiglitz.

Kurë për të gjithë

"Qeveritë dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të bashkohen në kërkesën për një garanci globale kur të zhvillohet një vaksinë e sigurt dhe efektive. Ajo mund të prodhohet me shpejtësi dhe të vihet në dispozicion të të gjithë njerëzve, në të gjitha vendet, pa pagesë", thuhet në letër. E njëjta gjë vlen për të gjitha trajtimet, diagnostikimet dhe teknologjitë e tjera për Covid-19. "Si vende afrikane, ne besojmë në mënyrë të vendosur që vaksina Covid-19 duhet të patentohet, prodhohet dhe shpërndahet shpejt dhe falas për të gjithë sepse askush nuk duhet të lihet në fund të radhës së vaksinës bazuar në vendin ku jetojn apo sa fiton", u shpreh një nga krerët afrikanë të asamblesë.

Propozimi i BE-së

Për këtë çështje, Bashkimi Evropian i ka paraqitur një rezolutë Asamblesë Botërore të Shëndetit, e cila propozon krijimin e një mekanizmi vullnetar për negociimin kolektiv të licencave të patentave midis shteteve dhe kompanive farmaceutike dhe për shkëmbimin e të dhënave dhe njohurive në lidhje me vaksinat. Terapitë Covid-19 dhe testet diagnostikuese, mund të garantojnë çmime të përballueshme për numrin më të madh të vendeve, përfshirë ato më të varfrat. "Një iniciativë që përfaqëson një hap të parë në drejtimin e duhur, edhe nëse ende është e pamjaftueshme. Nëse, ky mekanizëm u bë i detyrueshëm dhe u aplikua globalisht, mund të lejojë që të gjitha vendet të prodhojnë versione me kosto të ulët ose t'i importojnë ato", thuhet në apel.