Një nga artistet e dashura të skenës shqiptare, duket se shumë shpejt do të nisë një kapitull të ri në jetën e saj! Olta Boka, sipas burime pranë "Iconstyle" thuhet se është shtatzënë për herë të parë, me partnerin e saj Iv Rrokaj.

Jeta e saj private ka qenë shpesh në fokus të portaleve dhe medias rozë, por këngëtarja e njohur ka zgjedhur që ta mbajë atë tërësisht diskrete, deri pak muaj më parë kur për herë të parë në një studio televizive vendosi të flas për njeriun që i ka "rrëmbyer" zemrën! Ai është Ivi, djali i ish-deputetit Shezai Rrokaj.

Çifti po jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie, ndonëse në rrjetet sociale nuk i kemi parë të shfaqen kurrë në një foto bashkë. Por, përmes Instagramit të Olta Bokës kuptojmë udhëtimet e jashtëzakonshme në destinacionet e largëta që ata kanë shijuar bashkarisht.

Thuhet, që barku i rrumbullakosur i këngëtares ka nisur të bëhet goxha i dukshëm, ndërsa vetë Olta deri tani pas bërjes publik të këtij lajmi të bukur ka zgjedhur të mos reagojë ende.

Nuk dihet sa muajshe është apo gjinia e bebushit, por ka diçka që ne të "Class" ia urojmë pa asnjë hezitim: shumë mbarësi në rrugëtimin e bukur të pritjes së ëmbël dhe mëmësisë!

Urime për Oltën dhe Ivin!