Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se priteshin shifra të rritura dy javë pas hapjes më të madhe të vendit në 18 maj.

Dihet që dy javët pas 18 majit pritej rritje të rasteve por ka patur vatra të izoluara që në 3 ditët e fundit kanë rritur shifrat ditore”, tha ministrja në emisionin Opinion.

E pyetur nëse vijojmë me këto numra rrezikojmë të mbyllemi sërish ose jo, ministrja sqaroi:

Kurba vijon e sheshte pavarësisht pikëve apo rasteve ditore, që nuk përbëjnë problematikë. Ajo që përcakton kthimin mbrapa është rastet pozitive ditore, rastet e të shtruarve në spitale, fatalitetet dhe rastet e të sëmurëve rëndë të intubuar”.

Në çfarë skenari do ktheheshim mbrapsht?

Dy apo trefishim të rasteve të reja krahasuar me një dy javësh të mëparshëm, nëse do kishte rritje të numrit të të shtruarve, tek 80 të shtruar e nëse do kishim të intubuar 15-25 raste atëherë ne stopojmë e nuk bëjmë hapa të tjera drejt rihapjes”.

Ministrja sqaroi se shifrat e larta të të infektuarve ditët e fundit janë kontakte të të infektuarve më parë, pra nuk ka vatra të reja, por janë të izoluara.

“Janë vatra e për momentin janë kontakte në të njëjtë zonë e vatër. Në Tiranë kemi mbi 20 vatra, janë familjare, 60% e rasteve të prekura janë në Tiranë. Pra, është një vatër, që vjen si pasojë e hetimit epidemiologjik. Kemi rritje të të infektuarve por janë asimptomatikë, nuk e themi dot që ndikon temperatura e ska studime që klima ka ndikim direkt mbi virusin, fakti që virusi s’ka atë agresivitet mund të jetë edhe për arsye të imunitetit që njerëzit kanë në verë”,- tha ministrja.