Sot ishte dita e “Blackout Tuesday" – një ditë e promovuar nga aktivistët për të sjellë ndryshimin, pas vdekjes së George Floyd. Kjo lëvizje është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku organizata, marka e individë po shpërndajnë mesazhin me anë të një fotoje të zezë dhe me hashtagun #BlackoutTuesday. Shumë prej këtyre postimeve u është shtuar edhe hashtagu #BlackLivesMatter dhe pikërisht këtu qëndron problemi.

Ndërkohë që këto postime mund të bëhen për qëllime të mira, shumë aktivistë kanë treguar se duke postuar foton e zezë me këtë hashtag bllokon kanalet e informimit dhe të rejat më të fundit rreth protestave dhe gjendjes në SHBA.

Kur përdor hashtagun #BlackLivesMatter fotoja shtohet në kryefaqen e kërkimit, duke i bërë postimet që kanë vërtet lidhje me atë kauzë të humbasin. Kjo gjë vështirëson informimin dhe komunikimin e protestuesve.

Për këtë arsye, njerëzve po u kërkohet të kenë kujdes me përdorimin e hashtagut #BlackLivesMatter, pasi në vend që të ndihmojnë, po u prishin punë shumë njerëzve.

Kauza që po ‘bllokon’ Instagramin/ Pse të gjithë VIP-at po postojnë të njëjtën foto?