Abuzimi me të miturit në të gjitha format, nga molestja tek seksualja apo psikologjikja, duhet të jetë një nga luftërat më të ashpra në rendet shoqërore të të gjithë botës, nga Europa, në kontinentin e largët amerikan, në Indi, kudo ku kategori të tilla bien viktimë e monstrave me emrin pedofil. Ligjet në fuqi, kanë ndryshuar në kohë dhe në vite nga njëri shtet tek tjetri, duke ardhur drejt ashpërsimit në disa syresh prej tyre, sikundër edhe drejt lehtësimit në disa të tjera.

Por, ligjet ekzistuese që funksionojnë zyrtarisht në disa vende janë publike dhe në fuqi, sa herë që një rast pedofilie përsëritet dhe një tjetër i/e mitur bëhet sërish viktimë!

Ato janë si më poshtë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në SHBA, çdo abuzim seksual me fëmijët është i paligjshëm.

Fixhi

Fixhi i ndryshoi ligjet për abuzimet me fëmijët, duke rritur dënimet dhe duke hequr kufizimet gjinore për abuzuesit. Në Fixhi abuzuesit me fëmijë nën moshën 13 vjeçare mund të dënohen me burgim të përjetshëm. Para se ky ligj të vendosej, dënimi maksimal që mund të merrnin abuzueset femra ishte vetëm shtatë vite burg.

Indi

India ka rastet më të shumta të abuzimeve me fëmijët. Sipas ligjit të këtij vendi, të gjitha marrëdhëniet seksuale nën moshën 18 vjeç janë të paligjshme.

Malajzi

Vetëm disa mënyra të abuzimit seksual janë krim, sipas ligjeve të Malajzisë. Të dyshuarit mund të dënohen vetëm për përdhunim dhe inçest.

Turqi

Ndryshe nga Malajzia, Turqia i quan abuzim të gjitha veprimet seksuale me fëmijët nën moshën 15-vjeçare. Qeveria po përgatit një ligj të ri më efikas kundër abuzimit me fëmijët.

Jemen

Në Jemen nuk ka ligj për abuzimin me fëmijët.