Ashtu siç e parashikoi prej fillimit, në “Në kurthin e Piter Pan”, Xhensila u vendos në siklet shumë herë nga fëmijët. Sigurisht që nuk mund t’u shpëtonte as pyetjeve të sikletshme, si atyre për puthjen e parë me Besin.

Xhensila ka theksuar se puthja e parë me Besin ishte e para fare për të dhe ishte një përzierje emocionesh.

“Ka qenë puthja e parë, e parë. Për mua ishte një frikë e madhe, surprizë e madhe dhe shumë e bukur! Por e rëndësishme është të përjetohet në kohën e duhur dhe me njeriun e duhur. Në fakt, më ka puthur ai. E kam lodhur të shkretin!” –ka thënë këngëtarja, duke shtuar se data ka qenë 12 gusht.

Ajo ka zbuluar se puthja e parë ka ndodhur buzë detit, në Shëngjin dhe se herë pas here ata rikthehen në atë vend.