Një çift nga Kolorado akuzohet se vranë djalin e tyre 11-vjeçar, duke e detyruar të pijë një sasi të madhe uji. 41-vjeçari, Ryan Sabin dhe 42-vjeçarja, Tara Sabin po përballen me disa akuza, si: abuzim me fëmijët dhe vrasje e shkallës së parë.

Djali i tyre Zachary Sabin ndërroi jetë më 11 mars, pasi çifti e detyroi të pinte 7 litra ujë, për shkak se urina e tij ishte shumë e errët.

Policia tha se djali ndërroi jetë për shkak të intoksikimit nga uji. I ati i tij thirri urgjencën pasi e gjeti djalin e pajetë të shtrirë në shtrat. Tara Sabin, njerka e djalit, tha se ai mbante një pelenë gjatë natës, sepse kishte probleme të trashëguara urologjike.

Mësohet se Zachary ka përjetuar edhe abuzime të tjera fizike, ashtu si edhe pesë fëmijët e tjerë të çiftit.

Burimi: Fox News