Nëse po kërkoni një një ngjyrë që të tronditë plazhin, por edhe stinën e verës, një nga tendencat më të mëdha të vitit 2020 është një seri nuancash pasteli – ngjyrë jargavani është specifikimi i saj më i mirë, por livando zgjedhin disa të tjerë. Janë ngjyrat që njihen nga të gjithë si “Millennial Purple”.

Edhe pse stilistët kanë qëndruar në hije gjatë kësaj periudhe të gjatë karantine, ata e kanë propozuar prej kohësh ngjyrën tendencë të kësaj vere.

Mënyrat më të mira për të veshur këto dy nuanca verore janë nga më të larmishmet, një pjesë edhe mjaft të guximshme. Ju, gjithashtu, mund të përzieni edhe ngjyrat klasike si të zezën dhe të bardhën, të verdhë, pink apo edhe më të lehta për t’i kombinuar me livandon.

Shikoni më poshtë cilat janë disa nga kombinimet më të bukura të kësaj vere dhe si mund ta vishni këtë trend të frymëzuar nga stilistët dhe stili i rrugës.