Steve Bing ka vdekur në moshën 55-vjeçare, sipas raportimeve të mediave në SHBA.

Prodhuesi i filmit “Kangaroo Jack”, kishte një lidhje me modelen britanike Elizabeth Hurley, e cila u dha atyre djalin Damian.

Shkrimtari dhe producenti i njohur vdiq duke u vetëvrarë të hënën pasi u hodh nga kati i 27-të i një ndërtese luksoze në Los Angeles. Burimet e lidhura me të kanë thënë se ishte në depresion nga mungesa e kontaktit njerëzor gjatë karantinës.

Steve ishte themeluesi i “Shangri-La Entertainment”, pasi ishte larguar nga Stanford për të ndjekur një karrierë në Hollywood pas trashëgimisë prej rreth 600 milion dollarësh nga gjyshi i tij.

Suksesi i tij i parë i madh, në lidhje me të ardhurat, erdhi kur ishte prodhuesi ekzekutiv i filmit të Sylvester Stallone, “Get Carter”, në 2000.

Ish-presidenti Bill Klinton, një mik i Bing, u shfaq për të konfirmuar lajmin për vdekjen e tij, duke thënë "ai kishte një zemër të madhe dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka që mundte për njerëzit dhe shkaqet që ai besonte".

Në nderimin e tij, Z. Klinton tha: " Do të më mungojë ai dhe entuziazmi i tij më shumë se ç’mund të them, dhe shpresoj që ai më në fund të ketë gjetur paqen ".

Ai dhe Liz Hurley u takuan në vitin 2000 kur Steve ishte 35 vjeç dhe Liz ishte 36 vjeç. Ai e fitoi atë me avionë privatë, orë 'Rolex' prej ari, safir dhe unaza diamanti dhe bashkë me të gjitha udhëtimet e shtrenjta të paguara në Nju Jork dhe Evropë.

Por përtej shkëlqimit të jashtëm, si Liz ashtu edhe miqtë e saj thanë që ishte 'shumë e dashuruar' me të dhe madje kishin një djalë, Damian, i cili tani është 18 vjeç.

Bing ka gjithashtu edhe një vajzë, Kira Bonder, me Lisa Bonder, një lojëtare tenisi.