Në vitin 2018, Shqipëria kishte  nivelin më të lartë të çmimit për produktet mish dhe qumësht e vezë sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, respektivisht 71,0 % dhe 94,0 %, sipas një studimit të ekspertëve të INSTAT.

Për produktet bukë, pije alkoolike dhe duhan, Mali i Zi është vendi me çmimet më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka indeksin e nivelit të çmimeve më të ulët në grupet “Hotele dhe restorante” dhe “Paisje të transportit personal”.

Që nga viti 2010 në vitin 2018 çmimet e makaronave , orizit, vajit dhe sheqerit, mollëve, patateve kanë pësuar rënie, ndërsa çmimet e miellit, mishit, vezëve dhe cigareve kanë pësuar rritje.

Sipas një studimi të ekspertëve të INSTAT, rënien më të madhe e ka pësuar çmimi i sheqerit me 35% dhe rritjen më të madhe e ka pësuar çmimi i cigareve për shkak të rritjes se akcizës ndaj këtij produkti.

Çmimi i orizit nga 2008 në 2018-en ranë me 5%, makaronave me -7.5%, vajit me -9.4%, mollëve me -3%, patatet me -1%.  Rënia e e çmimeve për këto produkte te konsumit masiv kanë ardhur për arsye të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në të kundërt çmimi i miellit dhe bukës u rrit përkatësisht me 12 dhe 25%. Çmimi i qumështit u rrit me 24%, vezëve me 34%, mishi i pulës me 12% dhe mishi i vicit 7.1%.

Çmimet e mishit të viçit dhe qumështit të freskët janë me rritur shumë krahasuar me ato të dhjetorit 1992. Me paratë që shpenzon një individ për blerjen e një kilogrami mishi viçi apo 1 litër qumështi të freskët në vitin 2018, mund të blije 5 kilogramë mish apo 5 litra qumësht në dhjetor të vitit 1992.

Çmimi i një pakete cigare është rritur shumë që nga viti 1992. Me shumën e parave që një individ shpenzonte për blerjen e një pakete cigare në vitin 2018, në dhjetor të vitit 1992 mund të blije 5 paketa cigare. Çmimi i një pakete cigare dhe i një kilogrami orizi në vitin 2018 është dyfishuar, krahasuar me çmimet e vitit 2005.

Burimi:Monitor