Disa ditë më parë, Florjan Binaj njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi. Aktori i humorit theksoi se ishte asimptomatik, por do të qëndronte në izolim deri në fund të karantinës.

“Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me Covid-19! Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas një testimi rutinë, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim, si gjithë të tjerët, deri nē pērfundim të karantinës. Fatmirësisht, nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë...” –tha Flori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on

Ndërsa sot, ai ka bërë të ditur se më në fund është shëruar:

“Më në fund, Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndenjën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi.”

Prej momentit që rezultoi pozitiv, Flori ka qëndruar në izolim, ndërsa tani mund të shijojë sërish lirinë.

Lexoni edhe:

Florjan Binaj konfirmon: Jam prekur nga Covid-19