Më e keqja në lidhje me pandeminë Covid-19 nuk ka ardhur ende, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), gjashtë muaj nga shpërthimi i virusit.

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se virusi do të infektonte shumë më tepër njerëz nëse qeveritë nuk fillojnë të zbatojnë politikat e duhura.

Më shumë se 10 milion raste janë regjistruar në të gjithë botën që kur koronavirusi u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Numri i pacientëve që vdiqën është mbi 500,000.

Dr. Tedros i tha një konference virtuale të hënën: "Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Të gjithë duam të vazhdojmë jetën tonë. Por realiteti i vështirë është se kjo nuk është drejt fundit.

"Më vjen keq ta them këtë, por me këtë lloj ambienti dhe kushtesh, frikësohemi nga më e keqja".

Ai gjithashtu nxiti qeveritë që të ndiqnin shembujt e Gjermanisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë, të cilat e mbajtën nën kontroll përhapjen përmes politikave që përfshinin testime dhe gjurmime të rasteve.