Nuk ka ende një vendim, por burime për Tiranapost flasin për një përhapje fatale të virusit. Emra të famshëm, institucione të rëndësishme, stafe redaksish kanë raste të infektuarish. Numrat po vijnë në rritje, ndërkohë që prisnim që me temperaturat e larta virusi do të dobësohej, përkundrazi ai ështe përhapur me një shpejtësi të madhe në ditët e lirisë, për shkak të pakujdesisë së të gjithëve.

Javët e fundit shifrat janë në rritje. Sot u raportuan 82 raste të reja, nga të cilat 30 vetëm në Tiranë. Aktualisht janë 1034 raste aktive, 387 prej të cilave në kryeqytet. Numri i jetëve të humbura është 69.