Në qytetin e Lushnjes pandemia u shoqërua edhe me një rritje të ndjeshme të kërkesave për divorc. Sipas Top Channel, çiftet që përfunduan ne gjykatë gjatë muajit të fundit janë 40.

Avokati Jurid Sharka thotë se ndër shkaqet kryesore janë problemet ekonomike, të ndjekura nga tensionet që shkaktojnë rrjetet sociale, xhelozia, përdorimi i alkoolit, etj.

Çiftet që kërkojnë më shumë divorcin u përkasin moshave nga 30 deri në 40 vjeç, të cilët kryesisht sapo janë martuar dhe kanë nga një fëmijë. Sipas avokatit, procesin zakonisht e nis bashkëshortja.

Avokati thekson se statistikat e muajit të fundit lënë vend për shqetësim.