Johnny Depp iu lut ish-gruas së tij Amber Heard që ta priste me thikë në palcën kurrizore. Kjo është zbuluar nga një incizim që u dëgjua në gjykatë.

Sot është dita e fundit e Depp për të dhënë dëshminë e tij.

Aktori 47-vjeçar ka paditur edhe gazetat “News Group”, të cilat i akuzon për shpifje kundër tij. Gazetat kishin botuar një artikull ku e quanin atë “rrahës gruaje”, në prill të 2018, gjë të cilën ai e mohon.

Sipas regjistrimit të dëgjuar në gjykatë, Depp iu lut ish-gruas së tij, Amber, për ta prerë atë.

Në hakmarrje, Amber iu lut ish-burrit të saj që të mos e priste veten.

Në një moment të regjistrimit, gjatë kohës që çifti po fliste, ndërhyn një pastruese.

Sasha Wass QC, për The Sun, tha që Johnny e kërcënoi Heard se do të priste veten para saj.

Dep ka thënë: "Unë po i kërkoja asaj që të më priste. Nëse ajo nuk do të ishte e gatshme, unë do ta bëja atë vetë."

Johnny dhe Amber u martuan në vitin 2015 dhe në 2017 u divorcuan.

Depp mohon të ketë qenë abuziv ndaj Heard në çdo pikë të martesës së tyre.