Ashtu si pjesa tjetër e botës, Meghan Markle dhe Princi Harry i kanë kaluar këto muaj brenda në shtëpi për shkak të mungesës së sigurisë si pasojë e koronavirusit. Kjo do të thotë se djali i tyre, Archie nuk po fillon të ndërveprojë me fëmijët e tjerë të moshës së tij.

Një mikeshë e afërt e Meghan-it ka thënë për Daily Mail se dukesha është e shqetësuar që Archie nuk po kalon kohë me fëmijët e tjerë.

"Meghan mendon se Archie duhet të zhvillojë aftësi emocionale dhe sociale duke qenë rreth fëmijëve të tjerë, diçka që ai nuk mund të bëjë me të rriturit. Meghan tha se do të donte që ajo dhe Archie të ishin në një klasë me grupe fëmijësh që takoheshin personalisht disa herë në javë. Kjo do t'i jepte Archie-t mundësinë për të luajtur me fëmijë të tjerë dhe do të ndihmonte në zhvillimin e trurit të tij".

Fatkeqësisht, nuk është e lehtë për Meghan-in të bashkohet me një grup të tillë - jo vetëm për shkak të koronavirusit, por edhe sepse ajo është mjaft e famshme.

"Meghan tha se do të pëlqente të ishte pjesë e një komuniteti nënash dhe fëmijësh, por e di që kjo është e pamundur edhe nëse nuk do të kishte COVID-19, për shkak se është ajo që është. Ajo tha se është shumë e njohur për të bërë gjëra normale.”

Shpresojmë që Meghan ta gjejë një zgjidhje sa më parë, në mënyrë që Archie të socializohet.