Duket se shoqata e Transportit Publik në vend është në prag të vendimit të ri që do të pezullojë nga kjo e hënë lëvizjen e të gjithë autobuzëve në kryeqytet! Pritet, që nga fillimi i javës së ardhshme, aktiviteti i autobuzëve në Tiranë të pezullohet sërish, vetëm shtatë ditë pas nisjes së punës.

Ky vendim do të komunikohet në një deklaratë publike të Unionit të Transportit Publik, por burime për Fax News dhe Faxweb.al se operatorët janë në humbje kolosale në pesë ditët e para pas rinisjes së këtij shërbimi pas rreth katër muajsh pezullim.

Operatorët shprehen se çdo ditë kanë humbur rreth tre milionë lekë të vjetra naftë, ndërsa autobusët vijojnë të lëvizin bosh në linjat përkatëse. Po sipas këtyre zërave nuk po rimburson asnjë nga humbjet që operatorët e shërbimit urban, ndaj në një vendimmarrje të përbashkët do të pezullojnë aktivitetin.

Shërbimi urban në Tiranë u ndërpre me 12 mars të këtij viti pas rastit të parë të testuar pozitiv me COVID 19 në vendin tonë, pezullim i cili vijoi për katër muaj me radhë. Deri kur pas ultimatumit të kryebashkiakut Veliaj, puna rifilloi sërish, por që duket se asgjë nuk ka përmbushur pritshmëritë e Unionit të Transportit Publik, çka do të çojë në mbylljen e radhës këtë të hënë.