Kanë ditur ta ruajnë të fshehtë raportin e tyre për vite me radhë, derisa në fund, lumturia nuk mund të mbahej vetëm për vete. E ndau me të gjithë gëzimin e pritjes së fëmijës së parë vetëm pak javë para lindjes dhe deri në këtë moment, kur Gaia përshëndeti botën, Olta dhe Ivi ia kanë dalë që të jetojnë çdo fazë të jetës së tyre në privatësi të plotë.

Jam në një lidhje” – ishte maksimumi i fjalëve që mund të thoshte nëpër intervista Olta Boka. Asnjëherë dhe askund nuk u bë pjesë e mediave rozë për më shumë vëmendje, përkundrazi. Edhe në ndonjë rast sporadik, kur ndonjë foto paparaci shpëtonte pa dashje, këngëtares nuk i vinte aspak mirë…

Por sot, të gjithë lumturinë dëshiron ta ndajë me të gjithë. Në jetë i erdhi një krijesë, një copëz parajse, një perëndeshë.

Mirë se erdhe në jetë Gaia!

Po pse Gaia, cili është kuptimi që mban ky emër?

Origjina e emrit Gaia vjen nga mitologjia greke dhe mban kuptimin “nëna e Tokës”. Nga greqishja γαια (gaia), është një formë paralele e kuptimit "tokë". Gaia quhej në mitologjinë greke Perëndesha e Tokës.

Gaia është kreative, miqësore, fatlume, e gëzuar, me temperament, bujare, aktive, e vëmendshme, serioze, moderne, e gjallë.

Ky është perceptimi që njerëzit kanë për këtë emër.

Për karakteristikat shumë të veçanta, për kuptimin emocional që lidhet me Tokën dhe me Perëndinë, por edhe për tingullimin e ëmbël (meritë e mamit këngëtare, pa diskutim), Olta dhe partneri i saj nuk mund të bënin zgjedhje më të zgjuar.

Good luck baby Gaia!