Ka kaluar muajt më të bukur të jetës duke shijuar çdo moment dhe larg vëmendjes e kureshtjes së ndjekësve të saj, por ardhjen në jetë të fëmijës së parë Ersi Ngjela s’mund ta mbante vetëm për vete. Blogerja e njohur sot ka mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Noel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ð???â?¨ #moonchild#birthdayboy

A post shared by � Ersi NeBoten E Cudirave � (@ersichic) on

Në një status të gjatë dhe emocionues, Ersi ka ndarë me miqtë virtualë foton e parë të të birit, duke rrëfyer edhe se në fillim, ajo kishte marrë vendim që nuk do të bënte fëmijë, pas humbjes së të atit. Por, gjithçka ndryshoi rrugës pasi u bë hallë dhe ndjeu se ardhja në jetë e një fëmije ishte bekim… Tani që u bë nënë, dyfish bekim.

Dikur mami kishte marrë një vendim që nuk do bënte fëmijë. Kjo është historia e jetës, pasi mami humbi të atin, gjyshin tënd. Pastaj erdhi në jetë dielli i parë, motrushi yt, Vivien, energjia e së cilës rilindi dhe i dha kuptim tjetër halluckës. Luan ka qenë gjyshi, luan është motrushi, luan linde dhe ti. Shenja jote përfaqësohet nga energjia diellore, ajo energji që hëna ka pasur gjithmonë nevojë. Emri yt ka qenë shumë i vështirë për të marrë një vendim, por tani jam e bindur se ky emër të përshtatet më së miri.

Mësova se në gjuhën hebraike Zotit i thërrasin EL (god) inicialet e mamit dhe babit, krijuesve të tu. Në gjuhën greke ( λέων - leon/ mbrapsht noel) do të thotë luan. Në dhjetor, me këtë emër besimtarët festojnë rilindjen e Krishtit. Ndaj ti, diell i lindur më dt. 02.08.2020 ditë të diel, krijuar nga zoti (EL), shenja (leon)/ luan do të quhesh NOEL! (Ngjela-Olldashi-Ersi-Liri ). Zotat qofshin përkrah teje në rrugëtimin e ri të ndriçimit tënd. Qofsh një fëmijë i rrethuar vetëm me dashuri dhe mirësi. Jetofsh i lirë! Welcome!