Të gjithë e dimë që mëgjesi është një vakt i rëndësishëm, por s’ka pse të jetë i mërzitshëm dhe as i bezdisshëm. Në mëngjes i shpejtë dhe i shijshëm do të ishte me disa petulla të përgatitura vetë me përbërës që na ndodhen në kuzhinë. Recetën e sjell Erida Kabashi dhe me ç’shohim nga fotot, duken super të shijshme.

Përbërësit që ju duhen:

1,5 gota kos

2 gota miell

1 vezë

1 lugë kafeje kripë

1 lugë kafeje sodë buke

1 lugë gjelle gjalpë

Mënyra e përgatitjes:

I bashkojmë përbërësit dhe i përziejmë mirë me pirun ose me rrahëse vezësh, derisa të bëhet brumi i njëtrajtshëm (si në video). I skuqim me vaj të bollshëm duke i hedhur me lugë gjelle në tigan dhe nëse kanë nevojë ua thithni vajin me pecetë. Më pas mund t’i shoqëroni me mjaltë, çokollatë, djath, sheqer pluhur etj. në varësi të shijeve tuaja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen) on