Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar dy prej modeleve që sipas tij janë më të suksesshmet në përballimin e pandemisë së koronavirusit. Në studimin e tij, epidemiologu ka renditur Gjermaninë si vendin me modelin më të suksesshëm dhe Suedinë pas saj.

Për këto dy vende, ai shkruan:

Gjermania: Me kosto mesatare/të lartë për shoqërinë, ajo arriti një eficiencë të lartë të kontrollit të valës së parë dhe aktualisht rastet e reja janë nën kontroll, pa rikthim të fazës eksponenciale.

Suedia: Suedia tregoi një ecuri natyrore të suportuar nga masat e marra dhe, me kosto të ulët për shoqërinë, menaxhoi me eficiencë mesatare valën e parë dhe tashmë është në ulje konstante.

Ndërsa dy shtetet me eficiencë të ulët në kontrollin e valës së parë dhe me kosto të lartë për shoqërinë, sipas mjekut janë: Italia dhe Britania e Madhe.

Ndërsa për Shqipërinë epidemiologu shprehet se pas rihapjes, vendi u karakterizua nga rritja e numrave të rasteve të reja, në shumicën e rasteve, shifra edhe më të larta se sa periudha mars-prill-maj. Në këtë kategori futen:

Shqipëria

Maqedonia e Veriut

Kosova

Serbia

Greqia

Kroacia

Sllovenia

Spanja

Belgjika

Bullgaria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Izraeli

Australia

Japonia

Hong Kongu

Postimi i plotë:

“Ngadalë, pas shumë ditëve të humbura, kthehem sërish në jetë.”
Cit. Suzanne Collins

Si do të jetë ecuria përfundimtare e pandemisë nuk e dimë ende, por dimë si kanë vepruar modele te ndryshme në shtete të ndryshme, duke u nisur edhe nga kapacitetet financiare dhe spitalore që kishin më parë dhe që rritën gjatë pandemisë.
Në fund të fundit, çdo gjë mbaron në një mënyrë ose një tjetër.

Varianti më pozitiv, nëse ke në dispozicion financa dhe kapacitete njerëzore të larta, është Gjermania.

Me kosto mesatare/të lartë për shoqërinë, ajo arriti një eficiencë të lartë të kontrollit të valës së parë dhe aktualisht rastet e reja janë nën kontroll, pa rikthim të fazës eksponenciale.

Një tjetër model për t’u studiuar është Suedia.
Suedia tregoi një ecuri natyrore të suportuar nga masat e marra dhe, me kosto të ulët për shoqërinë, menaxhoi me eficiencë mesatare valën e parë dhe tashmë është në ulje konstante.

Shumica dërrmuese e shteteve, në të gjitha kontinentet, zgjodhën modelin e masave shumë të rrepta fillestare, që karakterizohen nga kosto të larta për shoqërinë, dhe menaxhuan në mënyrë më efikase epideminë gjatë valës së parë.

Mirëpo pas rihapjes të gjitha këto vende u karakterizuan nga rikthimi i numrave të rasteve të reja, në shumicën e rasteve madje shifra edhe më të larta se sa periudha mars-prill-maj. Këtu hyn edhe Shqipëria.

Vala e rikthimit të rasteve duket se fillon dhe bie pas disa javësh (6-8 javë si mesatare) pas fillimit të fazës eksponenciale. Shembuj:

Shqipëria
Maqedonia e Veriut
Kosova
Serbia
Greqia
Kroacia
Sllovenia
Spanja
Belgjika
Bullgaria
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Izraeli
Australia
Japonia
Hong Kongu

Shembuj të sjelljes së çoroditur, me eficiencë të ulët në kontrollin e valës së parë dhe me kosto të lartë për shoqërinë janë patjetër:
Italia
Mbretëria e Bashkuar

Shembuj të ecurisë natyrore pa mbështetje janë ecuritë klasike të vendeve më të varfëra, me eficiencë zero në kontrollin e situatës por nga krahu tjetër edhe pa kosto të larta janë:
Bjellorusia
Bangladeshi
Brazili
India
Rusia
Meksika

Kujdes: Situtata është dinamike dhe si e tillë duhet konsideruar.
Pas disa muajsh do të kemi rezultate më të qarta të ecurisë, por për momentin modeli Gjerman është i pari i listës i ndjekur modeli Suedez që duket se kryesojnë listën, ndoshta të ndjekur nga modeli Izraelit.

Kujdes: Edhe ndërmjet shteteve në të njëjtin grupim ka diferenca të mëdha që duhen analizuar më në detaj.

Ndërkohë bëjmë atë që kemi në dorë të bëjmë:
Distancë fizike (2 metra)
Higjienë e rregullt
Maskë nëse nuk mbajmë dot distancën fizike.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT