Nëse je në grupin e atyre njerëzve që hyn në market, i merr të gjitha produktet me radhë, i kthen nga të katër anët për të parë çmimin, për të kuptuar cilësinë, sasinë e çdo detaj tjetër të mundshëm, nuk je vetëm. Janë edhe të paktën 90 për qind e shqiptarëve kështu. Ama, nga ana tjetër, të gjithë e duam komoditetin për të zgjedhur dhe për të dalë sa më shpejt… Aq më tepër në kohën që jetojmë, kur na kërkohet të shmangim qëndrimet e gjata në ambientet e mbyllura. Prandaj që zgjedhja t’i ketë përmbushur të gjitha kushtet tona optimale, duhet të ekzistojë një vend aq i sigurt sa shtëpia – ti hyn, zgjedh atë që do pa u menduar gjatë dhe del i sigurt.

Po i bëni vetes pyetjen njëmilionëdollarëshe? A ka një vend të tillë? Sigurisht! Është Eco Market.

Eco Market, pjesë e grupit më të hershëm të biznesit shqiptar “Aiba Group”, pas viteve ’90-të, ushtron aktivitetin në sektorin e pakicës, prej vitit 2013 dhe sektorit të shumicës së mallrave ushqimorë, prej vitit 2009.  Por tradita e distribucionit të mallrave ushqimorë të markave më të njohura ndërkombëtare e ka zanafillën prej vitit 1994 nga kompania mëmë “Aiba”, e cila mori ekskluzivitetin e tregtimit të markave si “Divella”, “Moretti”, “Saicaf” dhe shumë të tjerave, disa prej të cilave “Eco Market” vazhdon t’i përfaqësojë edhe sot në tregun shqiptar me besnikëri dhe përkushtim. 

Rrjeti “Eco Market”, sot përbëhet nga 24 markete në shërbim të klientëve; në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Gjiri i Lalzit dhe Sarandë.  Përveç marketeve standarde, “Eco Market” ofron shërbimet e tij në formatin “express” në rrjetin e karburanteve “Gega Oil”. Pritet që brenda 2 vitesh të ketë 14 markete “express”, duke u bërë kështu rrjeti i parë i marketeve në Shqipëri që përshtat tipologjinë e shërbimit të tij sipas konsumatorit në të gjitha formatet e mundshme. Si për të plotësuar tablonë, nuk mund të mungojë dhe shërbimi online përmes platformës www.bli.ecomarket.al, ku çdokush mund të porositë shportën e tij ushqimore në kohë rekord dhe me të njëjtat çmime si në market.

Distributor ekskluziv për markat ndërkombëtare si: Divella, Budweiser, Scarlino, Lago, Violeta, Corte Buona, Granarolo, Paladini si dhe brande shqiptare; Vera Duka dhe Uji Rugovë.

Vera Duka: Prodhimi kryesor është ai i verës së kuqe, e prodhuar nga përpunimi i rrushit, i kultivuar në vreshtin e kantinës “Duka”. Nga pasioni, dashuria dhe vizioni, vreshtaria filloi të jepte frytet e saj, duke krijuar kështu hapat e parë të një historie, mbushur me shije dhe pasion, gërshetuar me elementët më të mirë të natyrës, për të dhënë verën “Duka” në varietetet e Sheshit të Bardhë, Cabernet-Sauvignon, Merlot dhe Tempranillo.

Divella: Marka më e mirë italiane për pasta, daton që në vitin 1890 dhe ofron një gamë të gjerë të produkteve të tilla si makarona, salca etj.  Ndër të tjera, mund të përmendim pastën AL Bronzo dhe tableta Divella, për supë pule dhe viçi.
Kontrolli i cilësisë, vëmendja ndaj mjedisit, shëndeti dhe siguria, evolucioni digjital dhe automatizimi i lartë i proceseve të prodhimit industrial janë veçoritë që e bëjnë këtë brand fitimtar. Cilësia vjen e para.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“BUDWEISER BUDVAR” Birre 0.5 L me cmimin e ofertes 99 leke e gjeni ne cdo pike Eco Market dhe Eco Online deri me date 30 Gusht !! @budweiser_budvar_albania @budejovickybudvar

A post shared by ECO MARKET (@ecomarket_al) on

Budweiser:  Birra me origjinë çeke që vazhdon të jetë me të njëjtën formulë që është krijuar që në vitin 1876 dhe mbetet mbreti i birrave në të gjithë botën. The King of Beers Since 1876.

Rugovë: Brandi shqiptar që ka synimin kryesor të sjellë natyrën e gjetur në Bjeshkët e Rugovës brenda shtëpive në Kosovë dhe jashtë saj, përmes produkteve natyrale dhe tejet të shëndetshme, siç janë uji dhe djathi, prodhuar pikërisht në zemer të bjeshkëve. Uji “Rugova”, renditur si një nga ujërat më të mirë në botë nga "Finewater Academy".

Violeta: Produkte të higjienës në cilësinë më të lartë. Është një nga udhëheqësit rajonalë të markave në prodhimin e produkteve Premium higjienike.

Granarolo: Zbuloni gamën e gjerë të produkteve “Granarolo” për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar në emër të një jetë më të shëndetshme.

Paladini: Marka e mirënjohur gjermane për produktet e djathërave me yndyrë shtazore. “Paladin” pasqyron një shije të veçantë fisnike dhe një prodhim tradicional në Gjermani. Specialitetet tona të djathit “Paladin” janë prodhuar nga zejtarë të trajnuar dhe prodhuesit me përvojë të djathit dhe i nënshtrohen kualitetit tonë të lartë.

Eco Market është konceptuar që në gjenezë për të qenë një rrjet model marketesh, ku estetika, dizajni i kuruar, higjiena dhe kujdesi ndaj klientit janë prioritete të pandryshuara, të cilat sot bëjnë dallimin në këtë sektor. Jo thjesht për t’iu përshtatur modeleve më të mira perëndimore, por, mbi të gjitha, për të shërbyer si promotor në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorit shqiptar, që sa vjen dhe bëhet më sqimatar dhe i kujdesshëm ndaj ushqimit. Gjithashtu, jemi këtu edhe për për të vazhduar traditën e hershme të kombit tonë, që vlerat dhe traditat në familje kërkon t’i gjejë të pasqyruara dhe jashtë saj. 

Eco Market synon të ofrojë një jetë më të shëndetshme për të gjithë konsumatorët, ku gërshetohen vlerat më të vyera shqiptare me markat më të mira ndërkombëtare, nën sloganin që kurdoherë, por më shumë se sot vlen: Jeto shëndetshëm!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Faleminderit qe na zgjidhni🤗 @alketavejsiu

A post shared by ECO MARKET (@ecomarket_al) on