Ditët e ngrohta të verës po i shohin gjithmë e më larg, ndaj të gjithë kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri dhe disa nga risitë që propozohen nga pasarelat për të. Por, në pritje të kësaj, këtu ke 10 këshilla të dobishme për të ndryshuar pamjen në stinën e re. Je gati!

Errëso ngjyrën e buzëkuqit

Me rënien e temperaturave dhe fillimin e sezonit të ri, ngjyrat e ndezura të verës kanë filluar të bien. Provo një ngjyrë më të errët, një kumbull ose një e kuqe e errët do të të ndryshojë të gjithë pamjen.

Vish këpucët me çorape

Ky është një trend që kohët e fundit ka filluar të përhapet mjaft, ndaj nëse e përqafon si stil, do të dukeshe shumë bukur për vjeshtë. Nëse nuk je akoma gati për ta bërë trend të veshjes, provo ngjyra të thjeshta për një look elegant dhe class.

Ndrysho parfumin (YSL dhe J'adore)

Kur vera lë lamtumirën, është mirë që t’i lësh mënjanë aromat e luleve dhe të kalosh në diçka më të rëndë. Për vjeshtë rekomandohet aromë më e thellë dhe më provokuese.

Errëso vetullat

Një pamje me sy pak më të errët është idealja për stinën e vjeshtës. Do të dukesh më e rritur dhe më serioze duke ndryshuar edhe pamjen e syve.

Ngjyrë e errët për thonjtë

Është koha për të hequr pink-un nga gishtat dhe të fillosh t’i lësh mënjanë ngjyrat e ndezura. Një e kuqe e errët do të ishte më intriguese gjatë kësaj kohe, ose një hije kumbulle.

Shto materiale në veshje (stof, lesh, lëkurë)

Thjesht duke shtuar disa materiale të reja në rroba, mund të shtosh edhe më shumë aksesorë në stil që do të krijosh këtë vjeshtë. Një triko e thurur prej pambuku apo leshi është një veshje shtesë që të fal një pamje të re.

Kapela

Kapela është gjithmonë një mënyrë e hijshme dhe shumë e thjeshtë për t’i dhënë veshjes një pamje krejt të re. Ah, do edhe një të kuq buzësh të bukur.

Rripi i mesit

Vjeshta është sezoni karakteristik i rripit të mesit. Ndonjëherë është edhe mashtrim, por gjithmonë krijon stil, sepse është një mënyrë e mirë edhe për të holluar belin.

Çizmet e shkurtra

Meqë vera është larguar, nuk do të thotë që të fillosh të palosësh fundet e shkurtër apo fustanet e gjatë. Thjesht mund t’i kombinosh ato në një mënyrë tjetër.... me pulovër dhe me çizmet e shkurtra për një cool fall look.

Prerje dhe ngjyrë e re në flokë

Njerëzit shpesh e shoqërojnë prerjen e flokëve edhe me një ngjyrë të re, e cila për fillim sezoni është ndoshta gjëja më e zgjuar. Derisa ndryshon gardërobën çdo sezon, pse të mos e bësh këtë edhe me flokët?