Ndoshta ju keni natyrën që ta ndani gjithçka me të tjerët dhe nuk e keni problem t’i ndani edhe sendet tuaja personale, por ndonjëherë është më mirë t’i mbani disa gjëra gjithmonë për vete.

Në një kohë si kjo që po jetojmë, është e vështirë të ruhesh nga infeksioni, ndaj kujdesi duhet të jetë dyfish i shtuar. Janë disa sende të kozmetikës, të cilat, duke i ndarë me miqtë e ngushtë, mund t’ju sjellin juve ose atyre probleme shëndetësore.

Prandaj, bëni kujdes mos t’ua jepni kurrë miqve tuaj. Lëreni mënjanë bujarinë në këtë rast dhe ruani veten.

1-Buzëkuqi

2- Kufjet

3- Bigudinat

4- Deodoranti

5- Peshqiri

6- Piskatorja

7- Maskat e fytyrës

8- Pandoflat