Aktori anglo-francez Michael Lonsdale, i cili luajti rolin e kundërshtarit të James Bond, Roger Moore në filmin e 1979-ës, "Moonraker", ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Në film, ai interpretoi Hugo Drax, një industrialist që planifikonte të helmonte të gjithë njerëzit në Tokë dhe më pas të ripopullonte planetin nga stacioni i tij hapësinor. Ky ishte vetëm një nga më shumë se 200 role që ai luajti në anglisht dhe frëngjisht gjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada.

Në një intervistë me Mi6 HQ në 2012-ën, Lonsdale u pyet nëse ai kishte qenë i shqetësuar se interpretimi i një personazhi negativ në Bond mund të ketë ndikuar negativisht në karrierën e tij.

"Është e kundërta!" u përgjigj ai. "Sepse, unë bëra kaq shumë filma që nuk ishin me të vërtetë të njohur ose nuk fituan shumë para dhe bëra vetëm filma të varfër, kështu që mendova se mund të më pëlqente të isha në një film të pasur."

Në të njëjtën intervistë, ai tha: "Mësuesi im, kur isha në shkollë për teatër, më tha 'Një ditë do të duhet të luash një rol negativ'. Por me të vërtetë, ai është një karakter kaq i tmerrshëm, një lloj nazisti. Drax është si Hitleri. Ai donte të shkatërronte t’i të gjithë... Ai ishte çmendur plotësisht."

Lonsdale kishte një karrierë të larmishme në film, TV, radio dhe skenë. Para se të interpretonte te Bond, ai luajti Zëvendës Komisionerin Claude Lebel në thrillerin politik të vitit 1973, “The Day of the Jackal”. Më vonë u shfaq si Jean-Pierre në filmin aksion amerikan “Ronin” , në vitin 1998, së bashku me Robert De Niro-n, si dhe si Papa në thrillerin historik të në Steven Spielberg në 2005-ën, “Munich”.

Burimi: BBC