Aktori i njohur Erjon Isai është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja, Ajlin kanë mirëpritur një tjetër vajzë. Lajmin e ka dhënë vetë Erjoni nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka zbuluar edhe emrin shqiptar që ka zgjedhur për të bijën, E’dua.

“U bëmë 4. Faleminderit Zot! ❤. Erdhi te ne vajza e dytë. Quhet: E'dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë! Nga sot, shërbëtor i 3 princeshave!” –ka shkruar Erjoni.

Erjoni dhe Ajlin janë prindër edhe të një vajze 4-vjeçare të quajtur Ajër.