Coliesa McMillian është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare dhe lajmi është konfirmuar të mërkurën nga familja e saj.

E ëma ka treguar për TMZ se Coliesa është ndarë nga jeta të martën, në një spital në Luiziana, disa muaj pasi kishte kryer ndërhyrjen kirurgjikale për të humbur peshë.

Pas operacionit, Coliesa u prek nga një infeksion vdekjeprurës, pas të cilit ra në koma, megjithëse familja e saj, prej disa kohësh tha se kishte nisur të rikuperohej.

Coliesa u shfaq në serinë e tetë në reality show-n e TLC TV, në mars, në të cilin deklaroi se pesha e saj aktuale ishte 291.66 kg.

Mjekët kryen një operacion në fillim të këtij viti, edhe pse ajo nuk kishte humbur peshë mjaftueshëm për të kryer ndërhyrjen.

Ata morën përsipër rrezikun, pasi kishin frikë se mund të kishte një bllokim të rrezikshëm në zorrën e trashë.

Pasi iu nënshtrua një operacioni gastrik, Coliesa humbi 68 kg, por pati komplikacione që i vijuan dhe i kushtuan jetën. Pas një sërë qepjesh pas operacionit, 41-vjeçarja pësoi hemorragji të gradës së lartë. Pas kësaj, mjekët vendosën që Coliesa të mbahej në jetë me oksigjen, por pas dy javësh në vdekje klinike, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Në prill, familja e saj tha se gjendja është e qëndrueshme, por shërimit të plotë i duhej një kohë e gjatë.

Vajza e Coliesa-s, Hannah, tha për “The Sun” në atë kohë: "Ajo po ecën mirë, thjesht duhet të mësojë t’i bëjë të gjitha gjërat nga fillimi”.