Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak minuta më parë në vend duke rikthyer panikun te qytetarët.

Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.3, ndërsa epiqendra ishte 5 km në veriperëndim të qytetit të Belshit. Thellësia e tërmetit ishte 17 km.

Informacion paraprak:

Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML= 4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veriperëndim të qytetit Belsh.