Yjet e "Game of Thrones", Kit Harington dhe Rose Leslie, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Leslie zbuloi lajmin dhe tregoi barkun e saj në një kopertinë për Make Magazine të publikuar të shtunën.

Harington dhe Leslie u takuan në sheshxhirimin e "Game of Thrones", ku interpretonin Jon Snow dhe Ygritte, dy personazhe që u takuan për herë të parë gjatë sezonit të dytë dhe u dashuruan.

Spekulimet për marrëdhënien në jetën reale filluan kur Harington dhe Leslie u fotografuan në vitin 2012 të kapur përdore.

Edhe pse të dy yjet nuk e konfirmuan kurrë se po dilnin bashkë, një burim anonim tha për The Stir në gusht të 2013-ës se aktorët u ndanë. Vitin pasues, Us Weekly raportoi se Harington dhe Leslie kishin rindezur romancën e tyre, edhe pse Harington e quajti veten beqar gjatë një interviste britanike GQ që u botua në janar të 2015-ës.

Harington dhe ylli i "Good Fight" u shfaqën për herë të parë në tapetin e kuq si çift në Olivier Awards në prill të 2016-ës. Harington pranoi për Vogue Italia se ra në dashuri me kolegen e tij ndërsa po filmonte "GoT" në Islandë.

Fejesa e çiftit u njoftua zyrtarisht në shtator të 2017-ës, pas shumë spekulimeve. Çifti më vonë u martua në një dasmë me shumë të ftuar VIP në Wardhill Castle në Aberdeenshire, në Skoci në qershor të vitit 2018.

Gjatë një interviste me GQ Australia që u botua në fillim të vitit 2019, Harington tha se i pëlqente fakti që një ditë fëmija i tij dhe Leslie-t mund të shikonte prindërit e tij të takoheshin për herë të parë në "GoT".