Të gjithë ata që e kanë ndjekur “Thë Voice of Albania” që nga fillimi, me siguri e mbajnë mend Rina Bilurdakun, vajzën e talentuar nga Prizreni, e cila u shpall edhe fituese e atij edicioni. Pas rrugëtimit në talent show-n e njohur, me mentore Alma Bektashi, Rina vijoi rrugën drejt muzikës me koncerte live, por edhe me interpretime të tjera në projekte muzikore.

Së fundi është mësuar se fituesja e edicionit të parë të ‘The Voice of Albania’ është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vet këngëtarja, në një prononcim për Prive.

Artistja nga Prizreni, prej vitesh jeton një histori dashurie me djaloshin shqiptar nga Shkupi, Bekir Sejfula.

Rina Bilurdaku triumfoi në ‘The Voice of Albania 1’ në moshën 18-vjeçare. Pas fitores, ajo u angazhua më së shumti me projekte muzikore, muzikë live, por edhe me projekte të suksesshme.