Jordyn Woods duket se e ka marrë veten pas skandalit me Tristan Thompson vitin e kaluar. Në shkurt të vitit 2019 u publikuan lajmet se shoqja më e mirë e Kylie Jenner, ishte e lidhur me Tristan Thompson, të dashurin e Khloé Kardashian. Skandali i tradhtisë solli fundin e miqësisë midis Woods dhe Jenner. Gjithashtu bëri që Kardashian dhe Thompson të ndaheshin.

Tashmë pas një viti, Woods është shfaqur në një intervistë (e zhvilluar para pandemisë) me Natalie Manuel Lee, ku flet për këtë skandal publik dhe mënyrën se si e ka përjetuar.

“Qëndroja e ulur në një vend të errët. Kisha pranë familjen time me të cilën mund të bisedoja, por ndihesha sikur nuk kisha askënd.”

Pas skandalit, Woods izoloi veten e saj duke qëndruar larg lajmeve dhe reagimeve që shpërthyen në rrjetet sociale.

“Fshiva çdo gjë nga telefoni im. Nuk doja t’i përgjigjesha askujt. Largova nga vetja njerëz që ndoshta nuk duhet t'i largoja, por thjesht nuk besoja tek askush.”

Sidoqoftë që prej atëherë Woods e ka pranuar atë që ka ndodhur dhe këtë gjë e bëri duke pranuar gabimet e saj lidhur me ngjarjen.

“Duke parë situatën mendoja: ‘Çfarë bëra? Çfarë roli luajta? Si mund ta mbaj përgjegjësinë?’… Gjërat ndodhin dhe kjo është ajo që na bën të jemi qenie njerëzore.”- tha ajo. “Ajo çfarë na duhet në këto lloj situatash është vetëm pranimi, llogaridhënia dhe përgjegjësia. Këtij brezi i mungon shumë përgjegjësia. Nuk e pranojnë atë që kanë bërë dhe për sa kohë nuk e bëjnë këtë, nuk do të gjejnë shërim.”

Edhe pse Woods e ka kaluar pjesën më të vështirë të këtij skandali, ajo përsëri shfaqet me një breng në lidhje me familjen Kardashian.

“Unë nuk jam e lumtur që njerëzit u lënduan dhe që duhej të kalonin nëpër ato që kaluan. Kurrë nuk e kam pasur si qëllim t'i bëj dicka të keqe kujtdo që dua. Unë nuk do të them kurrë që jam e lumtur që diçka e tillë ndodhi, por mund të them që jam e lumtur që munda të bëhem kjo që jam sot", -u shpreh ajo.

Ndërsa familja ndërpreu çdo kontakt me Jordyn, Tristan duket se ia doli të rifitojë zemrën e Khloe-s.