Një postim i disa javëve më parë në blogun e saj ka fituar jo vetëm të gjithë vëmendjen e gjinisë femërore, por ka qenë e habitshme edhe për vetë Armina Mevlanin. Shkrimi “Si kujdesem për zonën e bustit”, të cilin blogerja e njohur e postoi edhe në Instagramin e saj zgjoi interesin e të gjitha moshave, që nga adoleshentet e deri te gratë e moshuara.

Sot, e ftuar në “Rudina”, Armina rrëfeu se pas atij postimi, mesazhet kanë qenë të panumërt saqë ishte e habitshme edhe për të: “Në jetën time kam nxjerrë për shumë gjëra, por nuk kam marrë kurrë kaq shumë mesazhe. Ka qenë shumë e specifikuar kjo gjë, njerëzit ishin aq të interesuar saqë mosha nga adoleshente deri në gra shumë të mëdha në moshë më shkruanin...” – tha Armina duke shtuar se ajo është shumë e lumtur që e ndan eksperiencën e saj me të gjitha vajzat që kanë pothuaj të njëjtat problematika me të ose që kanë nevojë të ndihen më mirë me veten.  

Për këtë gjë, Armina ka treguar edhe një herë hapat kryesore që një vajzë apo grua duhet të bëjë për të pasur një gjoks perfekt.

Unë kam lexuar shumë për mirëmbajtjen e gjoksit. Duke qenë se unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në çdo zonë të trupit, dua të qëndroj tek natyralja. Për këtë arsye kam dashur ta ndaj me të gjitha vajzat që kanë fëmijë dhe e kanë të nevojshme që ta trajtojnë. E para është i ftohti. Unë mundohem që kur të bëj dush me ujë të ngrohtë, përpiqem që gjithmonë ta bëj shpërlarjen me ujë sa më të ftohtë në zonën e bustit.

Kur është verë, mundohem të bëj edhe një masazh me akull, përdor gjithmonë krem për strijat që e blej në farmaci dhe një herë ose dy herë në javë bëj ushtrime që janë pompat. Edhe kur ndihem e lodhur marr peshat dhe bëj disa ushtrime, një deri dy herë në javë. Përpiqem që t’i shmang të gjitha reçipetat e forta, mbaj reçipeta shumë të buta që janë tantellë e hollë.