Gjithçka për Afërdita Dreshajn dhe Jakub Kindl ka ndryshuar që nga çasti kur të dy mësuan se së shpejti do t’u lindte një fëmijë. Është djalë dhe të dy janë shumë të lumtur. Afërdita, për fat të mirë, ka pasur muaj të mbarë të kësaj pritjeje të ëmbël, edhe pse ende barku nuk i duket shumë.

Sot, modelja dhe këngëtarja shqiptare ka hapur një komunikim virtual me fansat dhe ka nisur t’i përgjigjet kureshtjes së tyre në lidhje me shtatzëninë.

Siç shkruan ajo, shtatzënia ishte e planifikuar dhe i bëri të dy shumë të lumtur. Por kur mësoi lajmin, bashkëshorti i Afërditës e kishte të vështirë ta besonte.

Ai nuk mund ta besonte! Unë po bërtisja dhe i tregova testin, por ai tha: ‘Nuk të besoj’, derisa doktori tha PO” – shkruan Afërdita pas pyetjes së fansave për reagimin e parë të Kindl pasi mësoi lajmin.

Në lidhje me emrin, Afërdita shkruan se kjo do të jetë e vështirë. Deri tani, ata ende nuk e kanë idenë e një emri, kështu që ajo parashikon se kjo pjesë do të jetë problem më vete.

Pyetjet e fansave vazhdojnë më tej në lidhje me lindjen; natyrale apo me operacion cezarian, për palestrën, për të cilën Afërdita shkruan se nuk e ka lënë asnjëherë, por edhe për kafen që konsumon gjatë kësaj periudhe e gjithçka që lidhet tashmë me shëndetin e saj dhe të fëmijës…