Nuk ka rëndësi nëse mendon se e njeh mirë trupin, ka shumë mundësi që kirurgu plastik që jeton në New York, Matthew Schulman, i njeh më mirë. Gjatë karrierës së tij, ai ka ekzaminuar 50 mijë të pasme nga 35 shtete. Dhe ka zmadhuar më shumë sesa 2000 prej tyre. Ok, nuk është e thënë të jemi në grupin e fundit, por është me rëndësi të dimë cilat janë të brendshmet që na pështaten sipas formës që kemi.

Dr. Schulman thotë që forma e vitheve përcaktohet nga vendosja e kockave të legenit dhe ijëve, shtresës dhjamore dhe shpërndarjes së saj, masës së muskujve dhe mënyrës sesi muskujt e vitheve bashkohen me kockën e kofshëve. Rezultati janë të pasmet e ndara në pesë kategori.

Dhe në të njëjtën mënyrë, si të ndihmon të njohësh përmasat e gjoksit për të gjetur reçipetat më të përshtatshme, ashtu forma e vitheve mund të përcaktojë cilat të brendshme të rrinë më mirë, sipas ekspertes së HerRoom.com, Tomina Edmark. Gjej ID-në e formës tënde të vitheve më poshtë dhe zgjidh të brendshmet e këshilluara.

Katrore

Nëse vija nga kockat e sipërme të ijëve te pjesa e jashtme e kofshëve zbret pingule me tokën, të pasmet e tua janë katrore, sipas Dr. Schulman.

Mbathjet më të përshtatshme për ty: Modelet variojnë dhe rezultojnë në mbathje normale, boksera, tanga që mund të jenë të përshtatshme për femrat me vithe katrore. Thjesht mos përdor mbathje që kanë llastik te pjesa e këmbëve, të cilat mund të krijojnë një prerje të pakëndshme.

Forma V

Nëse vija nga ijët te kofshët pjerrtësohet së brendshmi, vithet e tua kanë formë V nga pas, sipas Dr. Schulman, i cili thotë që këto vithe janë të zakonta për gratë me shpatulla të gjera dhe ijë shumë të ngushta.

Mbathjet më të përshtatshme për ty: Përdor mbathje të thjeshta me anë të trasha ose bikini me prerje shumë të madhe te kofshët, që nuk do t’i mbulojnë plotësisht vithet.

Forma A

Trupat në formë dardhe priren të kenë vithe në formën e A-së që zgjerohen poshtë kockës së ijëve, sipas Dr. Schulman.

Mbathjet më të përshtatshme për ty: Meqenëse vithet në formë A-je priren të jenë mbi kofshë të plota, modelet më të përshtatshme të të brendshmeve kanë prerje të mëdha te kofshët, janë me hapje shumë të mëdha në pjesën e këmbëve. Zgjidh tanga, bikini ose edhe boksera prej dantelle elastike apo mbathje pa qepje dhe mos përdor modelet që i kanë me llastik prerjet e këmbëve.  

Rrumbullake

Këtë formë e keni të qartë sepse e keni parë te Kim Kardashian, Mbretëresha Bey dhe Jennifer Lopes.

Nëse dëshironi vithe më të rrumbullakosura, që është një nga kërkesat kryesore mes pacienteve të Dr. Schulman, shtrëngimi i muskujve të vitheve, mund t’ju japë më shumë projeksion në pjesën e pasme pa ndërhyrje kirurgjikale.

Mbathjet më të përshtatshme për ty: Vithet e rrumbullakëta kanë nevojë për pak më shumë copë për t’u mbuluar, përndryshe mbathjet do të tërhiqen nga pas, që do të ulë brezin e përparmë dhe do të krijojë një prerje të pakëndshme. Tangat, ashtu si dhe mbathjet me anë të plota dhe bokserat shumë elastike horizontalisht dhe vertikalisht me një qepje vertikale në qendër, nga pas, me një rrudhë të lehtë që shtrihet, do ishin ideale për të konturuar vithet e tua. Merr një masë më të madhe për mbulim të plotë.

Zemër e përmbysur

Forma e vjetër e zemrës së përmbysur është e rrumbullakët pa e mohuar gravitetin. Si vithet e rrumbullakëta, “ka një hark në anën e jashtme të ijëve, por më i theksuar në pjesën e poshtme të tyre”, shpjegon Dr. Schulman.

Mbathjet më të përshtatshme për ty: Duke qenë që vithet dhe ijët e tua janë të plota dhe zbresin pak poshtë, mbathjet me prerje të madhe te këmbët, nuk i mbulojnë plotësisht. Mbaj më mirë boksera ose bikini jo shumë të hapura te këmbët. Nëse të shqetëson pamja e varur, sigurohu që prerjet anësore të mbathjeve t’i mbulojnë pjesën më të madhe të tyre dhe një pjesë të vijës së poshtme të vitheve që duke u ngritur të krijojnë iluzionin e vitheve më të ngritura.