Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër. Çifti mbretëror ka mirëpritur sot fëmijën e tyre të parë, që është një vajzë. Lajmin e ka bërë të ditur Report Tv, që ka zbuluar edhe emrin që ata kanë zgjedhur për vogëlushen.

Princ Leka dhe Elia kanë vendosur ta quajnë të bijën Geraldina, sipas Mbretëreshës Geraldinë.

Sipas po të njëjtave burime, Elia e ka sjellë në jetë vajzën ditën e sotme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

Lajmi për pritjen e ëmbël u bë i ditur në fillim të këtij muaji, kur Panorama Plus publikoi fotot e para të princeshës shtatzënë të siguruara nga paparaci.

Lexoni edhe:

Princesha në pritje të ëmbël! Dalin fotot e Elia Zaharias me barkun e rrumbullakosur