Shkencëtarët filipinas pretendojnë se vaji i kokosit mund të shkatërrojë koronavirusin. Pasi kanë bërë disa studime mbi ndikimin e vajit të virgjër të kokosit te njerëzit me COVID-19, studiuesit thanë se vaji duket se ka ndikim të jashtëzakonshëm në sëmundjet e mushkërive të shkaktuara nga koronavirusi.

Pas gjashtë muajsh eksperimente, shkencëtarët në Filipine zbuluan se një dietë e pasur me vaj kokosi të virgjër ul ndjeshëm numrin e infektimeve të koronavirusit me 60% deri në 90% për rastet e lehta deri në ato të moderuara”,- tha këtë të hënë Fortunato dela Pena, nga Departamenti i Shkencave, pranë qeverisë.

Studimi është financuar nga Departamenti për Kërkimin dhe Zhvillimin e Shëndetit në Filipine dhe është udhëhequr nga Universiteti “Ateneo De Manila”.

"Rezultatet janë shumë premtuese, pasi jo vetëm që tregojnë se vaji i kokosit, në vetvete, mund të shkatërrojë virusin, por gjithashtu ka një mekanizëm kryesor në përgjigjen imune kundër COVID-19",- tha drejtuesi i studimit, Dr. Jaime Montoya.

Vitet e fundit, vaji i kokosit ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme për ndikimin në shëndet dhe në bukuri. Njihet për vlerat shëndetësore, me gjithë përqindjen e lartë të yndyrës së ngopur, dhe rekomandohet shpesh si pjesë e dietave shëndetësore, të tilla si dietat ketogjenike dhe paleo. Duke filluar që nga dhimbjet e kyçeve, gjunjët dhe bërrylat, deri te flokët e thatë dhe të brishtë, vaji i kokosit përdoret gjerësisht edhe sa i përket kujdesit personal.

Në studim, shkencëtarët zbuluan gjithashtu se vaji i kokosit ndikon në përmirësimin e qelizave, duke shtuar faktin që ndihmon në uljen e thatësirës së lëkurës.

Sidoqoftë, dermatologët paralajmërojnë se vaji i kokosit është një krem â??â??hidratues okluziv, që do të thotë se bllokon lagështirën nën lëkurë dhe kjo mund të çojë në "shpërthim" ose përkeqësim të puçrrave ekzistuese, prandaj ata nuk e këshillojnë përdorimin në fytyrë.

Rezultatet e provave klinike mbi vajin e virgjër të kokosit do të përcaktojnë nëse mund të përdoret si një terapi shtesë për pacientët me COVID-19. Dela Pena tha se një analizë e vajit si një agjent i mundshëm antiviral mund të dalë në javën e dytë të nëntorit.

Në Filipine, ndërkohë, vaji i virgjër i kokosit është lehtësisht i disponueshëm dhe konsumohet gjerësisht. Filipinet njihen edhe si vend eksportues të kokosit.