Ndërsa ky sezon i ftohjes dhe gripit duket më i frikshëm për shkak të Covid-19, pediatrit shqetësohen për një virus tjetër që mund të preken fëmijët. Ky virus është emëruar si RVS dhe lidhet me frymëmarrjen. Përhapet më shpesh nga muaj tetor deri ne muajin prill, mund të preki më shumë fëmijët nën moshën dy vjeç dhe në shumë raste kalohet si një ftohje.

"Ky është një virus që është mjaft i zakonshëm," tha për TODAY Dr. Rosemary Olivero, kreu i sëmundjeve infektive në spitalin e fëmijëve Helen DeVos, Michigan. " Pothuajse çdokush mund të infektohet nga RSV, por popullata që preket më shumë janë fëmijët tanë më të vegjël."
                                             

Çfarë është RSV?
 
RSV është një virus i frymëmarrjes që përhapet me anë të prekjes. Larja e shpeshtë e duarve mbetet thelbësore për të parandaluar përhapjen e tij dhe ekspertët rekomandojnë që prindërit e fëmijëve nën 2 vjeç të kërkojnë nga të afërmit e tyre që të lajnë duart para se të prekin foshnjat e tyre.
 
"RSV përhapet më lehtë me duar të ndotura"-tha Olivero. "Larja e duarve është ndoshta më e rëndësishme sesa mbajtja e maskës."
Mjekët i bëjnë thirrje nga njerëzve që të mos përqafojnë foshnjet, kështu mund të zvogëlojë përhapjen e tij.
 
Simptomat e RSV
 
Në shumë mënyra, RSV duket si çdo infeksion tjetër i frymëmarrjes. Simptomat e lehta përfshijnë:
 
·         Hundë të bllokuara
·         Hundë të lëngshme
·         Kollitje
·         Tështima
·         Ethe
 
Simptomat më serioze përfshijnë:
 
·         Bllokimi hundës rëndë sa që fëmija nuk mund të hajë
·         Frymëmarrje e shpejtë
·         Frymëmarrje e vështirë
 
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, këto simptoma zakonisht shfaqen në faza të ndryshme dhe jo të gjitha menjëherë. Në foshnjat e reja, simptomat e vetme mund të jenë nervozizmi, ulja e aktivitetit dhe vështirësitë në frymëmarrje. Nëse fëmijët përjetojnë probleme me frymëmarrjen ose buzët u bëhen blu, prindërit duhet t’i çojnë menjëherë tek pediatri ose urgjenca.