“Covid-i ekziston, e provova vetë se ç’do të thotë ta kalosh Covid-in në formë të rëndë”, kështu është shprehur në një video-mesazh, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino.

Në apelin e drejtuar qytetarëve, shpërndarë në Facebook-un e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Bino, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi betejën më virusin deklaron:

Covidi ekziston. Covidi paraqitet në disa forma, mes të cilave janë format e lehta, mesatare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca nuk ka ndryshuar. Pra, shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë dhe personalisht kalova një formë të rëndë. E provova vetë se ç’do të thotë të kalosh Covid-in në formë të rëndë. Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të dëgjojnë historitë njerëzore që janë shumë, të cilat tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mundesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të mbrojnë veten e të afërmit e tyre, pavarësisht moshës së tyre, pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese. Shpeshherë Covid-i nuk pyet.”