Të jemi të sinqertë ëmbëlsira është vakti më i mirë i ditës. Por mund të quhet si një investim i madh në kohë. Jeta e përditshme nuk të lejon gjithmonë të gatuash ëmbëlsira dhe mos u ndjeni fajtorë për këtë. Dita e diel mund të jetë e duhura për të gatuar një ëmbëlsirë.

Si thoni për një kek me mollë dhe mjaltë? Një ëmbësirë e lehtë, jo me shumë sheqer.

Koha e përgatitjes - 20 minuta
Koha e pjekjes - 40 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 26 cm:

• 200 g miell integral (kaf) • 100 g miell thekre • 4 kokrra vezë – të bardhat veç nga të verdhat • 100 g rrush i thatë • 3 kokrra mollë • 130 g mjaltë • 130 ml vaj luledielli ose 150 ml gjalpë i tretur, i vakët • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) • 1/2 lugë e vogël kanellë ose sipas dëshirës • 1 majë thike kripë • 1 bustinë vanilje • një grusht arra të qëruara

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1. Në një tas me ujë të nxehtë (jo i valuar), vëmë rrushin të hidratohet për 10 minuta. Më pas, e kullojmë, e thajmë me letër thithëse për kuzhinë dhe e spërkatim me miell, që të mos bjerë në fund të brumit gjatë pjekjes së kekut.

2. Në një tas, përziejmë miellrat, kanellën, kripën, vaniljen dhe sodën, të cilën e hedhim me sitë.

3. Mollët e qëruara i presim në kubikë jo shumë të vegjël.

4. Të verdhat e vezëve i përziejmë me pirun me shurupin e panjës dhe vajin. Shtojmë mollët dhe rrushin e thatë dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë masat e miellrave dhe i përziejmë edhe këto me lugë druri.

5. Me rrahësen elektrike, rrahim të bardhat e vezëve, i bëjmë marengë dhe i shtojmë pjesë-pjesë në tasin ku kemi brumin me mollët.

6. Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre, shpërndajmë sipër arrat dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E lëmë të ftohet në tavë dhe më pas e heqim.