Ushqyerja e trurit tonë është një temë e rëndësishme në botën e ushqimit dhe shëndetit. Dhe duhet të jetë! Ushqimi i trurit tuaj me cilësi të lartë, me ushqime të papërpunuara lidhet me përfitime të jashtëzakonshme që përkthehen në një cilësi më të lartë të jetës dhe rritjes së produktivitetit.
 
Ka ushqime që ne duhet t'i mbajmë larg vakteve tona ditore. Ushqime të tilla si pijet e gazuara, ëmbëlsira dhe biskota që përmbajnë ëmbëltues të cilët lidhen drejtpërdrejt me trurin.
 
Në vend të kësaj, duhet përqendrimi tek ushqimet e shëndetshme që janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale është e provuar se ndihmojnë në kujtesë, fuqi dhe parandalimin e sëmundjeve. Këtu janë disa ushqime të shkëlqyeshme të shëndetshme për trurin që të japin një fuqi të vërtetë:
 
1.Arrat
 
Si burim i yndyrnave të shëndetshme, arrat janë të mira për zemrën dhe trurin tuaj.Ato përmbajnë një lloj acidi yndyror të famshëm, Omega-3. Një studim i bërë në vitin 2015 lidhi konsumin e lartë të arrave me rritjen e aftësive konjitive(njohëse).
 
2.Salmoni
 
Salmoni merr gjithmonë shumë vëmendje për elementet e shëndetshëm që përmban.Përveçse përmban Omega-3, ndihmonë edhe në uljen e niveleve të beta-amiloidit në gjak.Beta-amiloidi është një protein e cila ndikon negativisht nëtrurin tuaj, deri në atë pikë sa mund të shkaktojë edhe sëmundjen e Alzheimerit. Një sëmundje kjo që lidhet me tepër me kujtesën dhe përqëndrimin.


 
3.Shafran Indie
 
Shafranin mund ta përdorim si erëz në gatimet tona, por edhe çaj. Lajmi i madh është që shafrani,çon në përmirësimin e funkdioneve të trurit dhe parandalo proçeset degjenerative.
 
4.Boronicat
 
Karakteristikat anti-oksiduese të tyre janë të fuqishme. Konsumimi i tyre i përditshëm përmirëson kujtesën dhe parandalonë rënien e saj.


 
5.Domatet
 
Në përbërjen e trurit tuaj ka rreth 60% yndyrë. Lëndët ushqyese si domatja të cilat në tretje ndihmojnë në mbrojtjen e yndyrës natyrale, janë të rëndësishme për trurin.
 
6.Farërat Cia 

Janë një tjetër burim i yndyrnave të shëndetshme dhe acideve yndyrore, Omega-3, që siç thamë dhe mësipër janë përmirësues të fuqishëm të trurit.

 
7.Brokoli

Hulumtimet tregojnë se konsumimi i ushqimeve në ngjyrë të gjelbër ngadalëson rënien e aftësive konjitive. Këto perime të gjelbëra, ashtu si brokoli, janë të pasura me vitamina A,K dhe fibra.
 
8.Mollët
 
Studimet kanë treguar se mollët kanë në përbërjen e tyre një lënd të quajtur 'quercetin', e cila mbron neuronet e trurit tonë nga oksidimi. Zvogëlon vdekjen qelizore në tru dhe inflamacionin e neuroneve.
 
Këto janë disa nga ushqimet që duhet t'i bëni pjesë të përditshmërisë tuaj për të pasur një mendje të mprehtë dhe të shëndetshme.