Shumë njerëz e vlerësuan guximin e çiftit për postimin ku ata ndanin një moment intim dhe emocional të jetës së tyre, ndërsa disa thanë se kjo është diçka që duhet të ishte mbajtur private.

Tani, Chrissy ka shpjeguar arsyen pse e bënë këtë gjë. Në një postim në blog, ajo shkroi: "Nuk e kisha idenë kur do të isha gati ta shkruaja këtë. Një pjesë e imja mendoi se do të ishte herët, kur unë ende po e ndieja vërtet dhimbjen e asaj që ndodhi. Mendoja të ulesha te cepi i dhomës sime të gjumit me drita të errëta. Do të kisha një gotë verë të kuqe, komode me një batanije dhe më në fund, do të kisha mundësinë të flisja për çfarë ka ndodhur."

Modelja tha se në vend të kësaj, ajo është ulur në divan, ende e mbështjellë me një batanije, me një "gumëzhimë" në kokë, pasi kaloi mëngjesin me miqtë. Chrissy tha se i kishte shkruar mendimet e saj të rastësishme, pasi kishte lexuar komente "të panumërta" në telefonin e saj.

Ajo ka shkruar se ishte mbingarkuar nga komentet ndaj postimit në fillim të këtij muaji dhe se ishte mirënjohëse për përvojat personale, librat dhe poezitë që ndjekësit e saj kishin ndarë me të. Chrissy e ka përshkruar humbjen e Jack, djalit që humbi, me detaje të dhimbshme.

Ishte në karrocë me rrota, e mbuluar me një batanije të hollë dhe ishte gati për të sjellë atë që duhet të ishte anëtari i pestë i familjes. Ajo shkroi: "Njerëzit brohorisnin dhe qeshnin jashtë derës sonë, kuptohet për një jetë të re që do të lindte."

Chrissy e dinte më parë problemin e saj, mjekët e kishin paralajmëruar se foshnja mund të lindte 20-javëshe. Ajo kishte qëndruar në regjim shtrati për një muaj, duke u përpjekur të arrinte 28 javët. U diagnostikua me shkëputje të pjesshme të placentës. Chrissy thotë se ajo shtrihej në shtrat përditë, duke u gjakosur dhe ndryshuar pelenat e saj sa herë ishte e nevojshme. Ajo mund t'i kishte kaluar ato ditë në spital, por e dinte që nuk do të kishte bërë ndryshim në atë që ndodhi.

Në postimin e rrëfimit në Instagram, ajo ka shkruar gjithashtu disa fjalë mirënjohjeje për njerëzit më të afërt në këtë periudhë të vështirë.
 
"Nuk dija si të kthehesha në jetën reale, kështu që e shkrova këtë pjesë me shpresë se mund të lëviz disi, por sapo e postova, lotët fluturuan sepse u ndie kaq .... përfundimtare. Nuk dua të ndaloj kurrë së kujtuari Jack-un.

Faleminderit të gjithëve që kanë qenë kaq të mirë. Faleminderit mjekëve të mrekullueshëm që u përpoqën aq shumë për ta sjellë në jetë fëmijën tonë të tretë. Faleminderit miqve dhe familjes sime që u kujdesën për mua përmes të gjitha vështirësive. Faleminderit John që ishe shoku im më i mirë dhe dashuria e jetës sime. Shumë njerëz mendojnë për gruan në kohëra si kjo, por unë kurrë nuk do ta harroj se John gjithashtu vuajti gjatë këtyre muajve të fundit, ndërsa bënte gjithçka që mundej për t'u kujdesur për mua. Jam e rrethuar me një 'batanije terapie' e përbërë nga dashuria njerëzore. Unë jam mirënjohëse dhe ndihem tepër me fat që dëshmoj një dashuri të tillë."

Më tej ka vazhduar: "Unë nuk mund ta shpreh sa pak më intereson që ju i urreni fotot. Sa pak më intereson që është diçka që ju nuk do ta kishit bërë. Unë e jetova atë, zgjodha ta bëja dhe më shumë se gjithçka, këto foto nuk janë për këdo, përveç njerëzve që e kanë jetuar këtë gjë ose janë mjaft kuriozë të pyesin se si është diçka e tillë. Këto foto janë vetëm për njerëzit që kanë nevojë për to. Mendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi për mua."

Chrissy shtoi se kurrë nuk do të jetë në gjendje të harrojë përvojën e lindjes së djalit të saj.