Kanë kaluar 20 vjet që kur Julia Roberts dhe Hugh Grant na bënë të dashurohemi me personazhet e tyre në Notting Hill. Filmi ka lënë gjurmë jo vetëm me bukuritë e vendit ku është xhiruar dhe historinë, por edhe me veshjet. Personazhi i Julia Roberts, Anna Scott, dalloi asokohe për stilin e saj, i cili është po aq aktual edhe sot, duke filluar nga beretat deri te kimonotë.

Pamja e Roberts në ekran ka qenë aq elegante, sa fiksoi të gjitha vajzat në fillim të viteve 2000, por ajo që është vërtet befasuese është se sa shumë njerëz do t’i vishnin (dhe i veshin) ato rroba edhe sot. Anna Scott mban veshur shumë gjëra që do mund t’i shihni në të gjitha rrugët e Notting Hill, Tiranës dhe shumë vendeve të tjera, edhe në vitin 2020, nga beretat te xhaketa lëkurë apo syzet e vogla të diellit, të viteve '90.

Shkoni më poshtë për të parë veshjet e Anna Scott që duam të kopjojmë sot.

1. Syze dielli të vogla + beretë

Ky kombinim i saktë i aksesorëve tani është i preferuari nga njerëzit me stil hipster. Madje, na kujtoi modelen Bella Hadid, e cila e ka këtë pamje të preferuarën e saj.

2. T-shirt e bardhë + Vans + Xhinse të drejta stil mom

Kur bëhet fjalë për xhaketat e lëkurës, e dimë që nuk dalin kurrë nga moda. Për më tepër këto xhaketa me gjatësi treçerekshe, si e Julia-s në këtë foto, janë trendi i momentit. Të mos flasim pastaj për çantën.

3. Taka me dy rripa + xhaketë lëkure

Sërish xhaketë lëkurë, por kësaj radhe e kombinuar me sandale me 2 rripa – të preferuarat e momentit – si Lori Hoxha në këtë foto.

4. Kimono

Si Jonida Maliqi!