Ylli i Hollywood-it, Scarlett Johansson është martuar me të fejuarin e saj Colin Jost në një ceremoni sekrete. Dasma u zhvillua fundjavën që lamë pas dhe festa ishte intime. Të pranishëm ishin vetëm familjarët e ngushtë dhe të dashurit e tyre, për të respektuar masat e Covid-19.

Lajmin e ka dhënë Meals on Wheels, një organizatë bamirëse për të moshuarit me bazë në SH.B.A., për të cilën Johannson dhe Jost kanë kontribuar me ndihma gjatë pandemisë së Covid-19.

“Ne jemi të emocionuar të japim lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me rrethin e tyre të ngushtë familjar dhe të dashurit e tyre, sipas masave paraprake të sigurisë COVID-19 siç udhëzohet nga CDC. Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në krijimin e një ndryshimi për të moshuarit e pambrojtur gjatë kësaj kohe të vështirë duke mbështetur @mealsonwheelsamerica,” –shkroi shoqata në profilin e saj në Instagram.

Gjithashtu një përfaqësues për Johansson konfirmoi lajmin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meals on Wheels America (@mealsonwheelsamerica) on

Sipas TMZ, çifti u martua në Palisades, New York.

Johansson filloi të dilte me Jost, një shkrimtar dhe humorist në shfaqjen “Saturday Night Live”, në 2017-ën, pasi ajo ishte e ftuar në finalen e sezonit të shfaqjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ELLE Hong Kong (@ellehongkong) on

Burimi: BBC