Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Egjeut të Turqisë, në veri të ishullit grek të Samos.

Lëkundja me magnitudë 7.0 ishte përqendruar në provincën Izmir të Turqisë, tha Shërbimi Gjeologjik i SH.B.A. (USGS) dhe arriti të ndihej edhe shumë larg Athinës dhe Stambollit.

Zyrtarët turq thanë se nuk ka raportime për viktima deri më tani, por të paktën gjashtë ndërtesa janë shembur në qytetin e Izmirit.

Burimet thanë se tërmeti i sotëm u ndie edhe në ishullin grek të Kretës. Videot në rrjetet sociale tregojnë njerëz që kërkojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërkohë dëshmitarët thanë se njerëzit u turrën në rrugët e Izmiit kur ndodhi tërmeti.

Greqia dhe Turqia goditen rregullisht nga tërmetet. Në janar më shumë se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 1,600 u plagosën kur një tërmet goditi Sivrice në provincën lindore të Elazig të Turqisë.

Në korrik të 2019-ës, kryeqyteti grek Athina u godit nga një lëkundje që la pa energji elektrike një pjesë të madhe të qytetit.

Ndërsa në 1999-ën, një tërmet i fuqishëm që goditi qytetin turk Izmit, afër Stambollit, vrau rreth 17,000 njerëz.

Burimi: BBC